TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Qershor 2023, 10:01

Përmbytje të mëdha në Serbi, vërshimet e ujit shembin urën afër Çaçakut

Shkruar nga Pamfleti

Përmbytje të mëdha në Serbi, vërshimet e ujit shembin

Shirat e dendur që kanë përfshirë Serbinë kanë shkaktuar shumë përmbytje dhe probleme në shumë zona. Mediat serbe shkruajnë se për shkak të motit të keq këtë të shtunë është shembur ura në Mrçajevci afër Çaçakut.

Kujtojmë se për shkak të sasisë së madhe të reshjeve ka dalë prej shtatit lumi Musina, kështu që nga dje janë të pakalueshme rrugët Rekovac – Trstenik dhe Mrçajevci – Kralevë afër Adranit.

Ndër të tjera mediat serbe kanë publikuar pamjet e para të momentit të shembjes së urës, ku ka pasur vetëm dëme materiale/
Përmbytjet në shtetin serb shkaktuan dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe banorët e disa vendeve u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në 51 zona dhe vetëm gjatë natës janë evakuuar 217 persona.

Sipas njoftimeve të RHMZ-së, gjendja po monitorohet në Moravën Perëndimore, Crni Timok, lumin Ibër, i cili ka një rritje të lehtë.

përmbytje të mëdha në serbi

Lini një Përgjigje