TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shtator 2024, 10:26

Nuk ka qetësi në Lindjen e Mesme, IDF eliminon krahun e armatosur të Hamasit

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka qetësi në Lindjen e Mesme, IDF eliminon krahun e armatosur
Hussein Mahmoud al-Nader, komandanti i Brigadave Al-Qassam të Hamas, i vrarë në Liban

Izraeli ka vrarë një tjetër komandant të lartë të Hamasit, por që operonte në zonën e Libanit Jugor.

Edhe Brigada Al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, thotë se komandanti i saj në terren në Libanin jugor, Hussein Mahmoud al-Nader, u vra dje (23 Shtator), në një sulm izraelit të IDF-së.

Këtë e ka bërë të ditur i njëjti grup në Telegram, teksa edhe ushtria izraelite e kishte lajmëruar.

Luftimet e Izraelit në dy fronte, Gaza dhe Liban, janë ashpërsuar prej disa ditësh, teksa faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje Tel Avivit që të mos realizojë pushtim tokësor në Liban.

Transmetuesi arab “Al Jazeera” raporton se të paktën 6 persona vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën në bombardimet izraelite që goditën Khan Yunis dhe Deir al-Balah, përkatësisht në jug dhe në qendër të Rripit të Gazës, mes mbrëmjes së djeshme dhe sot në mëngjes.

Raportohet edhe për shumë të plagosur, por shifrat nuk janë ende përfundimtare. Autoritetet palestineze pretendojnë se Izraeli po godet qendrat strehimore të të shpërngulurve nga zona e luftës, por IDF thotë se ato shërbejnë si baza të Hamasit.

Izraeli tha se lëshoi 1600 raketa në drejtim të Libanit, teksa regjistrohen rreth 500 viktima, mes të cilëve mbi 30 fëmijë të vrarë.

Lini një Përgjigje