TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Dhjetor 2025, 20:44

Nuk ka qetësi në Kiev/ SPAK-u ukrainas godet në Parlament, deputetët miliona në këmbim të votave për ligjet

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka qetësi në Kiev/ SPAK-u ukrainas godet në Parlament,
Parlamenti i Ukrainës

Në Ukrainë është hapur një tjetër kapitull i rëndë në betejën kundër korrupsionit në nivelet më të larta të shtetit.

Agjencia Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) ka goditur direkt në zemër të politikës ukrainase, duke akuzuar disa deputetë të parlamentit (Verkhovna Rada) për shitje të votës në këmbim të përfitimeve të paligjshme.

Janë bastisur zyrat e grupeve parlamentare, ndërkohë që disa forca sigurie kanë tentuar të pengojnë hetimet, çka konsiderohet shkelje e hapur e ligjit.

Në Ukrainë është hapur një tjetër kapitull i rëndë në betejën kundër korrupsionit në nivelet më të larta të shtetit.

Agjencia Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) ka ngritur aktakuza ndaj disa deputetëve të parlamentit, duke i akuzuar se kanë shitur votat e tyre në Verkhovna Rada (parlamentin ukrainas) në këmbim të përfitimeve të paligjshme.

Ky rast po konsiderohet si një nga më të ndjeshmit politikisht që nga shpërthimi i skandalit për përvetësimin e rreth 100 milionë dollarëve në sektorin e energjisë, që tronditi administratën e presidentit Zelensky dhe detyroi në dorëheqje shefin e stafit presidencial Andriy Yermak dhe dy ministra të kabinetit.

Sipas deklaratës së bërë publike nga NABU, hetimi ka nxjerrë në pah ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal ku përfshihen disa deputetë aktivë, të cilët në mënyrë sistematike kanë marrë përfitime financiare dhe materiale për të ndikuar votimet në parlament.

Në këtë kuadër janë kryer edhe kontrolle dhe bastisje në zyrat e disa grupeve parlamentare, por përpjekjet për të sekuestruar dokumente janë përballur me rezistencë të forcave të sigurisë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi ndërhyrjet politike për të bllokuar drejtësinë.

NABU e ka cilësuar këtë pengim si shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit, duke rikujtuar se agjencia ka mandat të pavarur hetimor. Kjo agjenci është themeluar në vitin 2014, pas presioneve të drejtpërdrejta nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, me qëllim të goditjes së korrupsionit të nivelit të lartë në Ukrainë.

Drejtori i saj emërohet nga Këshilli i Ministrave, por ruan statusin e pavarur në ushtrimin e detyrës.

Megjithatë, pavarësia e NABU është vënë nën presion të vazhdueshëm. Verën e kaluar, qeveria ukrainase tentoi ta vendoste këtë agjenci nën kontrollin e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili i përgjigjet drejtpërdrejt presidentit Zelensky.

Kjo lëvizje u ndal pas një vale të gjerë protestash publike dhe kritikash ndërkombëtare, veçanërisht nga BE dhe SHBA, që e shohin funksionimin e NABU si një test për sinqeritetin e reformave antikorrupsion në Ukrainë.

Rasti i fundit thellon më tej perceptimin se korrupsioni nuk është thjesht trashëgimi e së kaluarës, por një realitet i vazhdueshëm që përfshin struktura të larta shtetërore, përfshirë ligjvënësit.

Për një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që kërkon mbështetje ndërkombëtare në mes të një lufte shkatërruese, këto zhvillime përbëjnë jo vetëm krizë politike, por kërcënim për besueshmërinë e institucioneve dhe për mbështetjen ndërkombëtare që Ukrainës i nevojitet më shumë se kurrë. /Pamfleti

ukraine nabu korrupsion parlament

Lini një Përgjigje