TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2024, 22:55

Nuk ka fitues në “Etihad Stadium”, Reali dhe Siti zgjidhin kualifikimin në shtesa, Bajerni “fluturon” në gjysmëfinale

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka fitues në “Etihad Stadium”, Reali dhe Siti zgjidhin

Nuk ka fitues në “Etihad Stadium”. Ndeshja mes Mançester Sitit dhe Realit të Madridit është mbyllur në barazim 1-1, duke bërë që ky takim të shkojë në shtesë.

Madrilenët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12. Kundërsulm perfekt i madrilenëve me brazilianin Rodrigo i cili mposhti portierin Ederson.

Në minutën e 76 ishte “magjistari” belg, De Brojne i cili dërgoi topin në rrjetën e spanjollëve.

Doku pasoi në qendër ku Rudiger nuk largoi siç duhej topin dhe e dërgoi te belgu, i cili nuk gaboi duke barazuar shifrat.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e luajtur në "Santiago Bernabeu" kishte përfunduar në barazim 3-3.

Në ndeshjen tjetër, Bajerni i Mynihut është kualifikuar në gjysmëfinale, pasi ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Arsenalin.

Bavarezët realizuan golin që i dha kualifikimin në minutën e 63. Skemë tipike bavareze. Krosimi nga krahu i majtë i Guerreros gjeti Kimmish në zonë, i cili goditi fuqishëm me kokë.

Në gjysmëfinale, Bajerni i Mynihut do të ndeshet me fituesin e çiftit MançesteR Siti-Real Madrid.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në "Emirates Stadium" kishte përfunduar në barazim 2-2.

manetser siti real madrid bajern mynih arsenal champions league

Lini një Përgjigje