TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2024, 22:29

Një tjetër Mesi çmend Francën, vëzhgues nga e gjithë Europa të premten në stadiumin e vjetër në Paris për ta parë nga afër

Shkruar nga Pamfleti

Një tjetër Mesi çmend Francën, vëzhgues nga e

Një tjetër Mesi ndriçon Francën.

Nuk bëhet fjalë për Lionelin, fituesin e tetë Topave të Artë dhe ish-lojtarin e PSG dhe Barcelonës, por për Rajan, një 16-vjeçar i lindur në Sevres dhe aktualisht luan për Dizhon.

Shumë vëzhgues nga Franca dhe e gjithë Europa do të jenë të pranishëm të premten në tribunat e stadiumit të vjetër Bauer në Paris  për të admiruar qendërsulmuesin e ri, i cili deri më tani ka luajtur vetëm dy ndeshje me ekipin e parë në Kategorinë e Tretë.

Fundjavën e kaluar ai hyri në fushë kundër Orleans me pak më shumë se një çerek ore të mbetur dhe shënoi golin e tij të parë profesional, vetëm një javë pas debutimit të tij kundër Versajës.

Rajan Mesi Tanfuri (ky është emri i tij i plotë), ka lindur më 23 maj 2007 dhe ka origjinë kamerunase Shkëlqimi i ri i futbollit francez ka një kontratë deri në qershor të vitit 2025 dhe tashmë është shumë i kërkuar, deri në atë pikë sa klubi i tij tashmë ka vendosur ta shesë për jo më pak se 10 milionë euro.

Siç raporton “L’Equipe”, në vjeshtë Dizhon kishte paraqitur një propozim për kontratën e parë profesionale, 3-vjeçare, ofertë e cila megjithatë është ende në tryezën e klubit, ndërsa ndërkohë Lens, Rene, Monako dhe Lilë, por edhe klube angleze dhe gjermane, mbi të gjitha Lajpcig, Borusia Dortmund dhe Bajerni i Mynihut.

Me pak fjalë, kushtet janë të gjitha; kush e di nëse një tjetër Mesi do të dominojë skenën e futbollit botëror në të ardhmen.

rajan mesi tanfuri talenti francez

Lini një Përgjigje