TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2023, 19:50

Nuk ju bind urdhrit të ndalimit dhe përplasi efektivin, policia italiane ekzekuton me 4 plumba 55-vjeçarin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ju bind urdhrit të ndalimit dhe përplasi efektivin, policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Padova të Italisë, ku një shqiptar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar nga policia me armë zjarri.

Sipas mediave italiane ngjarja ndodhi në orët e para të pasdites në Padova, në rrugicën Castelfidardo në lagjen e Familjes së Shenjtë jo shumë larg qendrës historike. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane Haxhi Çollaku, 55-vjeç me origjinë shqiptare, u ndalua nga policia pasi po shkelte urdhrin e mbrojtjes që e ndalonte atë t’i afrohej shtëpisë së ish-bashkëshortes së tij, pas një vendimi të gjykatës.

Si ndodhi ngjarja

Një patrullë karabinierësh ndërhyri në zonë duke bllokuar 55-vjeçarin, ndërsa ata po bënin identifikimin dhe hartimin e një denoncimi, personi u largua me vrap drejt makinës së tij dhe hipi në makinë. Më pas ai përplasi një nga policet dhe doli nga mjeti me një thikë në dorë.

Në atë moment kolegu i karabinieres mori armën dhe qëlloi me shqiptarin katër plumba në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas u qëllua nga të shtënat, 55-vjeçari është shtruar në gjendje shumë të rëndë në spital ku pas disa orësh ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Karabinierja e goditur nga makina nuk është lënduar rëndë. Ndërkohë që polici që qëlloi u transferua në urgjencë.

Ndërkohë që komandanti i karabinierëve të Padovas, Gaetano La Rocca në një deklaratë për mediat tha se shqiptari tentoi të sulmonte policen që përplasi me thikë dhe për këtë arsye kolegu i saj u detyrua ta qëllonte.

Shqiptari dukej se nuk kishte ndërmend ta pranonte ftesën, vetëm për t'u futur në makinë, kështu që vendosi makinën në marshin e parë dhe përplasi një police, duke i pësuar lëndime të rënda në këmbë. Në atë moment ai doli nga makina dhe u hodh mbi të me një thikë në dorë. Për t'i shpëtuar jetën, kolegut e qëlloi me të katër të shtënat”, tha ai.

polica vret shqiptarin

Lini një Përgjigje