Përpjekja e administratës për të rrëzuar regjimin e Maduros pa miratimin e Kongresit shkel Kushtetutën dhe rrezikon të përsërisë gabimet tragjike të së shkuarës. Duke vepruar pa një legjitimitet ndërkombëtar dhe pa mbështetje ligjore, Trump u jep një dhuratë autokratëve në Kinë dhe Rusi për të justifikuar agresionet ndaj fqinjëve të tyre. Mbi të gjitha, ai po përsërit arrogancën që çoi në katastrofën e Irakut...
Gjatë muajve të fundit, presidenti Donald Trump ka vendosur një forcë të madhe ushtarake në Karaibe me qëllim kërcënimin e Venezuelës. Deri sot, presidenti e kishte përdorur këtë arsenal - një aeroplanmbajtëse, të paktën 7 anije luftarake, dhjetëra avionë dhe 15.000 trupa - për sulme të paligjshme ndaj mjeteve të vogla lundruese, që ai pretendon se transportonin drogë.
Ndërkohë orët e para të ditës së sotme, Trump e përshkallëzoi këtë fushatë në mënyrë dramatike me kapjen e presidentit Nikolas Maduro, si pjesë e asaj që ai e quajti “një sulm në shkallë të gjerë” kundër Venezuelës.
Pak njerëz ndjejnë në parim ndonjë simpati për Maduron. Ai është një udhëheqës jodemokratik dhe shtypës, që e ka destabilizuar Hemisferën Perëndimore vitet e fundit. OKB-ja publikoi së fundmi një raport rrëqethës që detajon vrasje, tortura, dhunë seksuale dhe arrestime arbitrare të kryera nga njerëzit e tij ndaj kundërshtarëve politikë.
Ai i vodhi edhe zgjedhjet e vitit 2024, dhe ka shkaktuar një kolaps ekonomik që ka detyruar gati 8 milionë njerëz që të marrin rrugën e mërgimit. E megjithatë, nëse ka një mësim që na ka dhënë shekulli i kaluar i diplomacisë amerikane, është ky: përpjekja për të rrëzuar edhe regjimin më të urryer mund t’i përkeqësojë gjërat.
Shtetet e Bashkuara dështuan për 20 vite në ndërtimin e një qeverie të qëndrueshme në Afganistan dhe zëvendësuan një diktaturë në Libi me një shtet të copëtuar. Pasojat tragjike të luftës në Irak (2003), vazhdojnë ta përndjekin Amerikën dhe Lindjen e Mesme.
Akoma më pranë shtëpisë, ndërhyrjet e dhunshme të SHBA-së në Kili, Kubë, Guatemalë dhe Nikaragua kanë lënë plagë destabilizimi që nuk janë mbyllur ende. Trump nuk ka dhënë ende një shpjegim të logjikshëm për veprimet e tij. Por është fakti që ai po e shtyn vendin drejt një krize ndërkombëtare pa një arsye bindëse.
Nëse presidenti mendon se ka të drejtë, Kushtetuta e thotë qartë se ku duhet të drejtohet: në Kongres. Pa miratimin e Kongresit, veprimet e tij janë thjesht shkelje e ligjit amerikan.
Arsyetimi zyrtar i administratës për këtë “aventurë ushtarake”, është lufta ndaj “narko-terroristëve”.
Historikisht, qeveritë i kanë etiketuar rivalët si “terroristë”, për të justifikuar ndërhyrjet ushtarake si “operacione policore”. Ky pretendim në rastin e Venezuelës është gati qesharak, pasi vendi nuk është një prodhues domethënës i fentanilit (shkaktari i krizës së mbidozave në SHBA), dhe kokaina që kalon andej ka për destinacion kryesor ka Evropën.
Ndërsa Trump godet anijet venezueliane, ai nuk ngurroi të falte Huan Orlando Hernendezin, i cili drejtoi një rrjet gjigant droge gjatë kohës që ishte president i Hondurasit. Një shpjegim më i sinqertë i operacionit të sotëm gjendet tek “Strategjia e Sigurisë Kombëtare” e sapo-publikuar nga Trump.
Aty shpallet hapur e drejta për ta dominuar plotësisht Amerikën Latine: “Pas vitesh neglizhence, SHBA do të rivendosë në fokus Doktrinën Monro, për të konfirmuar epërsinë amerikane në Hemisferë tonë”.
Nën moton “Pasojat e Trump”, administrata u zotua të kthejë trupat në rajon, të përdorë forcë vdekjeprurëse kundër emigrantëve dhe të bllokojë trafikantët në det të hapur. Venezuela duket se është viktima e parë e këtij “imperializmi të ri”.
Duke vepruar pa një legjitimitet ndërkombëtar dhe pa mbështetje ligjore, Trump u jep një dhuratë autokratëve në Kinë dhe Rusi për të justifikuar agresionet ndaj fqinjëve të tyre. Mbi të gjitha, ai po përsërit arrogancën që çoi në katastrofën e Irakut.
Kur ishte kandidat për president, Trump dukej se i kuptonte rreziqet e fryrjes ushtarake. Në vitin 2016, ai kritikoi ashpër marrëzinë e Xhorxh W.Bush në Irak, ndërsa në vitin 2024 premtoi: “Unë nuk do të nis luftëra. Përkundrazi, do t’i ndal ato!”.
Sot, ai po i shkel këto premtime dhe po e bën këtë në kundërshtim me ligjin. Edhe vetë Bush kërkoi dikur miratimin e Kongresit për Irakun. Ndërkohë Trump, nuk ka as “gjethen e fikut” më të vogël si një mbulesë ligjore për sulmet e tij. Debati në Kongres nuk është thjesht një procedurë; ai është një mbrojtje demokratike.
Sepse e detyron presidentin të ballafaqohet me publikun dhe anëtarët e Kongresit që të mbajnë përgjegjësi për votën e tyre. Në rastin e Venezuelës, një debat i tillë do të nxirrte zbuluar dobësinë e argumenteve të Trumpit.
Ekspertët ligjorë dhe ushtarakë, e hedhin poshtë idenë se disa varka që bëjnë kontrabandë dhe trafiqe të paligjshme, përbëjnë një “kërcënim të menjëhershëm” për ekzistencën e Amerikës. Dyshimi ynë është se Trump po e shmang Kongresin, pasi e di që edhe brenda partisë së tij ka skepticizëm.
Senatorë si Rand Pol dhe Lisa Murkovski, kanë kërkuar tashmë kufizimin e kompetencave të tij ushtarake. Së fundmi, sulmet e Trumpit e shkelin hapur të drejtën ndërkombëtare. Duke fundosur varka dhe duke vrarë njerëz mbi bazën e një dyshimi të thjeshtë, pa asnjë proces gjyqësor, ai po shkel Konventat e Gjenevës.
Siç shkroi me të drejtë Dejvid Frenç: “Ajo që e ndan luftën nga vrasja është ligji”. Kur Marina amerikane qëllon për herë të dytë mbi marinarë që po mbyten, zhduket edhe kjo vijë ndarëse. Interesi kombëtar i Amerikës nuk mbrohet me kaos.
Venezuela nuk është Panamaja e vitit 1989. Ajo është një vend shumë më kompleks. Edhe me kapjen e Maduros, gjeneralët e tij dhe grupet paraushtarake (si ELN apo “colectivos”) nuk do të dorëzohen lehtë. Një destabilizim i tillë, mund të tronditë tregjet e energjisë dhe të shkaktojë një valë të re refugjatësh.
Ne e ndajmë shpresën e venezuelanëve për liri. Por historia na ka mësuar se nuk ka zgjidhje të lehta me forcë. Aventurizmi i Donald Trump rrezikon të sjellë vetëm më shumë vuajtje për popullin venezuelan dhe një dëm afatgjatë për besueshmërinë e Amerikës në botë. Nxitja e luftës në këtë mënyrë nuk është vetëm një gabim; ajo është e paligjshme. /Përshtati “Pamfleti” nga “New York Times”
O IDASHUR. PAMFLET….PO KUSH JE TI …O MIK…QE I TREGON …POPULLIT..USA …SE ..PRESIDENTI. I TYRE. KA. SHKEL . KUSHTETUTEN..APO KA VEPRUAR…DREJT..NE SULMIN E MADUROS…NE KARAKA….LE TE REGULLOJME…FAMILJEN TON TE VOGEL….SHQIPERINE…POLITIKSHT…E PASTAJ U JAPIM MEND DHE TE TJETEVE…SIGURISH ARTIKULL I GABUAR DHE NE KOH TE GABUAR….JA BEN….MU…QE KY. SHKRIM…ESHTE…..SOROSJAN…dhe krijon skorie ne trasparencen e miqesis me Amerikane
Lexoje deri ne fund, nuk e ka shkruar Pamfleti, por New York Times
Ju te pamfletit me ato teorite e juaja jeni te zote te beni ndryshimet ketu me menyrat demokratike, ndryshe mos na beni teori.
Lexoje deri ne fund per te pare kush e ka shkruar
Ju te Pamfletit ju paguan Moska e Beogradi qe acaroni marredheniet e imazhin e Shqiperise me USA, EU, NATO? A e dini qe ne na marrin per 46 sekonda tere Shqiptaret e na hedhin ne det si Osama Bin Laden? Do ju merren te gjitha pallate e prona e deri te qindarka fundit qe i kini vene me keto pislliqe, para se tu hedhin ne det o mjerane.