TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Prill 2025, 20:26

Nisja e luftës tregtare mes Evropës dhe SHBA, Meloni: Duhet ta shmangim, nuk i shërben askujt

Shkruar nga Pamfleti

Nisja e luftës tregtare mes Evropës dhe SHBA, Meloni: Duhet ta

Presidenti amerikan Donald Trump nisi sot luftën tregtare me Evropën. Në orën 16.00 me orën lokale në SHBA dhe 22.00 me orën tonë, ai do t’i drejtohet popullit se përse ndërmori një veprim të tillë.

Një ndër vendet që preket padyshim është Italia. Lidhur em situatën ka reaguar kryeministrja Giorgia Meloni, e cila deklaroi se një luftë tregtare mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara duhet të shmanget, pasi do të dëmtonte të dyja palët.

Unë mbetem e bindur se ne duhet të punojmë për të shmangur në të gjitha mënyrat e mundshme një luftë tregtare nga e cila nuk do të përfitonte askush, as Shtetet e Bashkuara dhe as Evropa”, tha ajo.

Meloni shtoi, megjithatë, se pikëpamja e saj nuk përjashton, se nëse është e nevojshme, të merren masa për të mbrojtur prodhimet italiane.

Meloni tha se produktet ushqimore dhe bujqësore italiane eksportohen gjerësisht në Evropë dhe globalisht dhe Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë tregun e dytë më të gjerë, me eksporte deri në 17% në 2024.

Unë mendoj se do të ishte gjithashtu e padrejtë për shumë amerikanë, sepse do të kufizonte mundësinë e blerjes së produkteve tona të shkëlqyera vetëm për ata që kanë mundësinë ekonomike të shpenzojnë më shumë”, shtoi Meloni.

Lini një Përgjigje