Zemërimi i 11 milionë votuesve të saj, ka të ngjarë që vetëm të rritet në ditët dhe javët në vijim. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, reagoi ndaj vendimit duke shkruar në Twitter “Je Suis Marine” (Sot jam Marine). Franca mund të mos e ketë dëgjuar ende “krismën” e fundit të kësaj beteje...
Karriera politike e Marine Le Pen përfundoi të hënën, kur një gjykatës në Paris e shpalli atë fajtore për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian. Ajo u dënua me 4 vjet burg, 2 prej të cilave me kusht, ndërsa për 2 të tjerat do të mbahet nën kontroll me një byzylyk elektronik në kyçin e këmbës.
Po ashtu, u gjobit me 100.000 euro dhe u përjashtua nga për 5 vjet nga politika. Në fakt, pak njerëz e prisnin një dënim kaq të rëndë, dhe ai do të shkaktojë me siguri tronditje jo vetëm në Francë, por në të gjithë Evropën.
Gjithashtu, së bashku me udhëheqësen e Tubimit Kombëtar u dënuan 24 anëtarë të tjerë të partisë së saj - përfshirë 8 eurodeputetë - që të gjithë të shpallur fajtorë për kalimin e 2.9 milionë eurove nga fondet e BE-së në arkat e partisë së tyre.
Gjykatësi e pranoi se nuk kishte pasur ndonjë pasurim personal nga ana e Le Pen apo të akuzuarve të tjerë. Megjithatë prej tyre ishte krijuar një “sistem” përvetësimi në vitin 2009, i cili zgjati deri në vitin 2016.
Në një intervistë dhënë për një media franceze në fundjavë, Le Pen kishte përcjellë një atmosferë besimi, duke thënë se “nuk ishte në ankth” nga mundësia e përjashtimit nga politika. Edhe drejtuesit e tjerë të lartë të partisë, u shfaqën të sigurtë në intervistat e fundit mbi pamundësinë e humbjes së lideres së tyre në këtë betejë ligjore.
Ndoshta ata u inkurajuan nga një sondazh i publikuar të dielën, një ditë para vendimit të gjykatës, që e konfirmonte statusin e Le Pen si një favorite e fortë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027. Me shumë gjasa, ata mendua se asnjë gjykatës nuk do të guxonte të skualifikonte lideren e partisë më popullore në Francë.
Megjithatë gjyqtari i çështjes dha një vendim të papritur, duke pretenduar jo vetëm se janë keqpërdorur fondet e BE-së, por madje duke e akuzuar Le Pen dhe të pandehurit e tjerë për përpjekje për përmbysjen e demokracisë franceze.
Kjo deklaratë, mund të trajtohet me ironi nga 11 milionë votuesit që në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar hodhën votën e tyre për Tubimin Kombëtar. Vendimi erdhi vetëm 2 javë pasi Cǎlin Georgescu u skualifikua nga kandidimi për në zgjedhjet presidenciale në Rumani.
Ai do të përforcojë përshtypjen midis një numri në rritje evropianësh, se është elita e BE-së, ajo që po e përmbys demokracinë. Edhe midis kundërshtarëve politikë të Le Pen në Francë, do të ketë shumë pak për t’u gëzuar.
Sepse Le Pen mund të jetë përjashtuar, por jo partia e saj, dhe as numri 2, Jordan Bardella, që tani ka të ngjarë të jetë kandidati presidencial. Ai është i ri, por në vitin 2027 do të jetë 31 vjeç. Dhe nëse Macron u zgjodh president kur ishte ende në të 30-at, atëherë pse jo edhe Bardella?
Ai reagoi ashpër ndaj vendimit, duke shkruar në Twitter: “Sot nuk është dënuar padrejtësisht vetëm Marine Le Pen, por është dënuar me vdekje demokracia franceze!”. Në vijim pritet të shihen më shumë reagime të tilla, edhe nga Marion Maréchal, mbesa e Le Pen, e cila është ideologjikisht e lidhur me pikëpamjet konservatore të Giorgia Melonit në Itali dhe J.D.Vance në SHBA.
Kryeministri i Francës, Francois Bayrou (që vitin e kaluar u shpall i pafajshëm për akuza të ngjashme për keqpërdorimin e fondeve të BE-së), e pranoi kohët e fundit se nëse Le Pen do të shpallej fajtore dhe përjashtohej nga politika, kjo do të ndikonte “shumë tek opinioni publik”.
Një nga ministrat e tij, Aurore Bergé, foli të dielën për “pasojat” elektorale në rast se Le Pen do të përjashtohej nga politika. Ndërkohë, mund të ketë pasoja të tjera më të menjëhershme. Partia e Le Pen, mund t’i bashkohet së majtës për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së koalicionit të Bayrou.
Një gjë e tillë ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar për të rrëzuar Michel Barnier, por këtë vit qeveria është qenë më pajtuese me të gjitha krahët. Por jo tani. Le Pen mund të jetë larguar nga skena, por ndoshta partia e saj do të përfitojë nga ky gjyq.
Zemërimi i 11 milionë votuesve të saj, ka të ngjarë që vetëm të rritet në ditët dhe javët në vijim. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, reagoi ndaj vendimit duke shkruar në Twitter “Je Suis Marine” (Sot jam Marine). Franca mund të mos e ketë dëgjuar ende “krismën” e fundit të kësaj beteje./Përgatiti Pamfleti
Lini një Përgjigje