
Një nxënës i klasës së shtatë, vetëm 14-vjeç është arrestuar pas të shtënave në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar" në Vraçar, në Beogred pasi ka qëlluar në shkollë me armën e babait të tij, duke vrarë mbi 8 nxënës, rojen e shkollës dhe duke plagosur disa të tjerë.
Këto shifra janë ende në konfimim nga mediat vendase.
Para shkollës fillore në Vraçar, aktualisht ndodhen një numër i madh i ekipeve policore, disa autoambulanca, por edhe prindër të shumtë të shqetësuar.
Sipas Nova.rs, studenti i dyshuar (14) është larguar nga vendi i ngjarjes pas të shtënave, por policia e ka arrestuar shumë shpejt.
Djali ka qëlluar me armën e të atit ish-mësuesin, ka vrarë gardianin dhe nuk dihet ende numri i saktë i të plagosurve.
Skenat para shkollës janë tronditëse, nxënësit të mërzitur për gjithçka ka ndodhur. Para shkollës mbërrin edhe prindërit të tronditur.
“Nuk e di ku është fëmija im”, bërtet një grua.
Siç shkruajnë mediat serbe nga terreni, në vendngjarje janë një numër i madh i ekipeve të urgjencës, si dhe ministrja e Shëndetësisë, Danica Grujiçiç.
Lini një Përgjigje