TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Prill 2026, 11:32

Nga uniforma te kostumi, zgjedhja e gjeneralit pakistanez që po nxit debat në Islamabad

Shkruar nga Pamfleti
Nga uniforma te kostumi, zgjedhja e gjeneralit pakistanez që po nxit debat
Asim Munir

Shefi i ushtrisë së Pakistanit, gjenerali Asim Munir, është shfaqur me dy stile të ndryshme veshjeje në takime të ndara me delegacione ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendjen e mediave mbi simbolikën e mundshme diplomatike të këtij ndryshimi.

Sipas raportimeve të Al Jazeera, Munir u pa i veshur me kostum civil gjatë takimit të sotëm në Islamabad me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance, në prani të ministrit të Jashtëm pakistanez, Ishaq Dar.

Nga uniforma te kostumi, zgjedhja e gjeneralit pakistanez që po nxit debat
Shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir (majtas)

Ndërkohë, vetëm një natë më parë në Rawalpindi, ai kishte zgjedhur të paraqitej me uniformë ushtarake gjatë pritjes së një delegacioni të lartë iranian, ku bënin pjesë ministri i Jashtëm Abbas Araghchi dhe kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Qalibaf.

Nga uniforma te kostumi, zgjedhja e gjeneralit pakistanez që po nxit debat
Asim Munir (majtas) duke ecur përkrah ministrit të jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi

Fotografitë e publikuara nga Reuters dhe AP dokumentojnë qartë këtë kontrast në paraqitje brenda një harku të shkurtër kohor.

Një ish-gjeneral pakistanez, i intervistuar nga Al Jazeera dhe që ka shërbyer gjatë periudhës së Pervez Musharrafit, theksoi se nuk ekziston një protokoll i përcaktuar për veshjen e shefit të ushtrisë në takime të tilla.

Sipas tij, zgjedhja e veshjes shpesh sugjerohet nga stafi, në raste të tjera është vendim personal i vetë komandantit, veshja mund të përdoret për të përcjellë një ndikim apo mesazh të caktuar.
Ai shtoi se edhe gjatë epokës Musharraf, takime të ngjashme zhvilloheshin herë me uniformë dhe herë me kostum civil.

Lini një Përgjigje