
Organizatorët e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së nuk do të dëshironin që të ndodhte ajo që ndodhi pak para fjalimit të Donald Trump.
Teksa FBI-ja dhe shërbimet sekrete mund të kenë arritur të shpëtojnë telekomunikacionin dhe internetin nga kolapsi pas sulmeve të programeve kompjuterike dashakeqe, ata nuk ishin në gjendje të rregullonin shkallët lëvizëse.
Presidenti amerikan dhe bashkëshortja e tij, Melania, u gjendën në një moment të sikletshëm, pasi pikërisht kur po përgatiteshin të ngjiteshin, shkallët lëvizëse u ndalën dhe çifti Trump u detyrua të ngjisnin shkallët në këmbë.
Udhëheqësi amerikan buzëqeshi dhe tregoi me gisht nga mekanizmi i bllokuar ndërsa gazetarët i bënin pyetje. Ai nuk iu përgjigj asnjërës prej pyetjeve, përfshirë ato në lidhje me bisedën e tij me Volodymyr Zelenskyn.
Më pas, Trump e filloi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme duke akuzuar OKB-në për mosveprim në zgjidhjen e konflikteve globale. Ndërsa kur udhëheqësi amerikan nisi fjalimin e tij, mikrofoni ishte i fikur.
“E tëra çfarë mora nga OKB-ja ishte një transmetues i prishur dhe një shkallë lëvizëse. Për fat të mirë, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara është në gjendje të shkëlqyer fizike. Ajo nuk pati problem të ngjitej shkallëve. Përveç kësaj, ajo ka duruar shumë më tepër gjatë gjithë kësaj kohe që unë kam qenë përsëri në qeverinë amerikane”, tha Trump.
NOW - Escalator at UN headquarters immediately stops as Trump and Melania step on it shortly after arriving. pic.twitter.com/8nlUkDoQxm
— Disclose.tv (@disclosetv) September 23, 2025
Lini një Përgjigje