Ministri suedez i Mbrojtjes, Pál Jónsson, i bëri thirrje Evropës të martën, që të shtojë përgatitjet për një konflikt të armatosur, pasi po rriten kërcënimet nga Rusia.
“Ne duhet të përvetësojmë një mentalitet të ri evropian, nga një mentalitet në kohë paqeje në një gatishmëri për luftë”, tha Johnson nga Berlini përpara takimit të tij me homologun e tij gjerman Boris Pistorius.
"Rusia po riarmatoset masivisht dhe po ndërton një ushtri “më vdekjeprurëse” duke bërë përparim në armët me rreze të gjatë veprimi dhe luftën elektronike", komentoi Jonsson.
Ministri suedez paralajmëroi se partnerët e NATO-s duhet të bashkëpunojnë më ngushtë në mbrojtje.
"Po flasim për diversifikim brenda aleancës për sa i përket investimeve në mbrojtje. Kjo nuk është mirë. Nuk dua të shoh fragmentim në investimet në mbrojtje", tha ai.
Pasi mbeti neutrale gjatë Luftës së Ftohtë, Suedia iu bashkua NATO-s vitin e kaluar në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
"Ne e shohim Ukrainën si mburojë ose shpatë, nëse do ta quani kështu kundër zgjerimit ushtarak rus. Por për momentin, ne gjithashtu shohim se barra e mbështetjes ekonomike për Ukrainën po mbahet mbi supe nga gjithnjë e më pak aleatë brenda NATO-s", komentoi Johnson.
Ai bëri thirrje gjithashtu për bashkëpunim më të fortë dypalësh me Gjermaninë në sektorin e mbrojtjes, duke argumentuar se të dy qeveritë duhet të nxisin eliminimin e dallimeve të tyre dhe përfundimin e kontratave afatgjata.
Berlini dhe Stokholmi ndjekin një politikë të ngjashme kur bëhet fjalë për strategjinë e tyre të mbrojtjes, tha ministri.
Të dy vendet po investojnë shuma të mëdha në mbrojtje pas një periudhe të gjatë mungese fondesh, ndërkohë që përballen edhe me të njëjtat sfida nga lufta në Ukrainë dhe kërcënimi rus në rajonin e Detit Baltik, përfundoi Johnson.
PO MER IDJOT MEQE DO LUFTE SHKO TI BASHKE ME ATA QE TE THONE, LERINI POPUJT TE QETE SE JU E FILLONI LUFTEN ME RETORIKA NDERSA VETEM NJERZIT VDESIN NE PERFINDIM BEHEMI VETEM DEM KOLATERAL KURSE JU BASHKE ME FAMILJET TUAJA JETONI TE QETE E TE LUMTUR KUJTOHENI PASTAJ PER LIFTE PAS SHUME E SHUME VITESH QE DONI PERSERI RIVENDOSJE TE MADHE . ZOTI JU MALLKOFTE KUSH DO LUFTE.