TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Shtator 2025, 13:10

Dronët në aeroportin e Kopenhagenit, Kremlini u përgjigjet akuzave të Danimarkës: Nuk kemi gisht!

Shkruar nga Pamfleti
Dronët në aeroportin e Kopenhagenit, Kremlini u përgjigjet
Dmitry Peskov

Rusia iu wshtw përgjigjur akuzave të Danimarkës, duke pretenduar se nuk ishte e përfshirë në fluturimet e dronëve mbi aeroportin e Kopenhagenit, i cili bllokoi trafikun ajror për katër orë dje.

“Çdo herë, dëgjojmë akuza të pabaza”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp.

Autoritetet daneze denoncuan një “sulm serioz” ndaj infrastrukturës së vendit. Kryeministrja Mette Frederiksen tha se “nuk e përjashton” që Rusia të jetë përgjegjëse.

Peskov theksoi sot sot se nëse marrëveshja bërthamore Neë Start lejohet të skadojë në shkurtin e ardhshëm, krijohen rreziqe për sigurinë ndërkombëtare.

Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit deklaroi se Rusia do të duhet të marrë masa, të cilat ai nuk i specifikoi, nëse SHBA-të nuk bien dakord të zgjasin vlefshmërinë e traktatit për një vit siç u propozua dje, nga Presidenti rus Vladimir Putin.

danimarka rsuia

Lini një Përgjigje