
Një grua e pastrehë nga Kalifornia u bë milionere falë një bilete gërvishtëse. Lucia Forseth fitoi 5 milionë dollarë në një lojë Scratchers pasi bleu një biletë në një dyqan, rreth 40 milje në lindje të San Franciskos.
Forseth tha se mbylli sytë dhe zgjodhi një biletë. "Asnjëherë nuk mendoni se keni një shans për të fituar", tha Forseth në një deklaratë për shtyp nga Lotaria e Kalifornisë.
Në fillim, Forseth mendoi se kishte fituar vetëm një biletë tjetër, por më pas u informua se kishte fituar jo pak, por 5 milionë dollarë.
“Duke qenë e pastrehë vetëm gjashtë vjet më parë, kurrë nuk e mendoja se do t'i ndodhte dikujt si unë,” tha ajo.
Shanset për të fituar lojën janë 1 në 3,088,854, sipas Lotarisë së Kalifornisë.
Lini një Përgjigje