TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Maj 2023, 14:52

Kurorëzimi i Charles III Mbret, fytyra e Princit Harry gjatë ceremonisë bëhet virale (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Kurorëzimi i Charles III Mbret, fytyra e Princit Harry gjatë

Princi Harry mori pjesë i vetëm në kurorëzimin e babait të tij mbretit Charles III dhe u shfaq në Westminster Abbey me kushërinjtë e tij Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi dhe Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank.

Megjithatë, kamera e kapi Harry duke bërë mimika të çuditshme kur filloi ceremonia.

Kurorëzimi i Charles III Mbret, fytyra e Princit Harry gjatë

Djali i Charles nuk kishte asnjë rol zyrtar në kurorëzimin dhe u shfaq me një kostum dhe jo me ndonjë uniformë të veçantë.

Meghan Markle ka zgjedhur të qëndrojë në SHBA me dy fëmijët e saj, Princin Archie dhe Princeshën Lillibet, teksa Archie feston sot ditëlindjen e tij të katërt.

Kurorëzimi i Charles III Mbret, fytyra e Princit Harry gjatë

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla u kurorëzuan teksa mirëpritën më shumë se 2000 të ftuar në kurorëzimin e parë të Mbretërisë së Bashkuar në 70 vjet, me një drekë pas kurorëzimit me anëtarët e familjeve të tyre.

Harry u fotografua në ceremoninë e kurorëzimit të Charles, duke u ribashkuar me familjen e tij për herë të parë në publik që nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth II shtatorin e kaluar, ndërsa ai ka bërë zbulime dhe pretendime për familjen mbretërore përmes librit të tij "Spare" dhe dokumentarit  “Harry dhe Meghan ”.

Kurorëzimi i Charles III Mbret, fytyra e Princit Harry gjatëKurorëzimi i Charles III Mbret, fytyra e Princit Harry gjatëKurorëzimi i Charles III Mbret, fytyra e Princit Harry gjatë

kurorëzimi i charles iii mbret prince harry

Lini një Përgjigje