TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Maj 2023, 14:29

Atentat me bombë ndaj shkrimtarit rus, Moska fajëson SHBA-të dhe Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti
Atentat me bombë ndaj shkrimtarit rus, Moska fajëson SHBA-të dhe
Zakhar Prilepin

Shkrimtari nacionalist rus, Zakhar Prilepin është plagosur nga një shpërthim me bombë të instaluar në një makinë, këtë të shtunë.

Për këtë atentat, Rusia fajësoi menjëherë Ukrainën dhe Perëndimin.

Agjencia e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë e Brendshme ruse njoftoi se si pasojë e shpërthimit një person kishte humbur jetën, në rajonin e Nizny Novgorod, rreth 400 km (250 milje) në lindje të Moskës.

Një zëdhënëse e ministrisë tha se një i dyshuar ishte arrestuar në lidhje me rastin.Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova shkroi në Telegram: “Fakti është bërë i vërtetë: Uashingtoni dhe NATO ushqejnë një tjetër celulë terroriste ndërkombëtare – regjimin e Kievit”.

Ajo tha se ishte “përgjegjësi e drejtpërdrejtë e SHBA-së dhe Britanisë”, por nuk dha asnjë provë për të mbështetur akuzën, shkruan Reuters.

“Ne lutemi për Zakharin”, shtoi ajo.

TASS citoi zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov të ketë refuzuar të komentojë në mungesë të informacionit nga hetuesit.

Prilepin është një romancier që njihet si një mbështetës i hapur i veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Ai është një eksponent dhe mbështetës i pikëpamjeve nacionaliste, me më shumë se 300,000 ndjekës në Telegram dhe në faqen e tij të internetit dhe kanalin YouTube.

zakhar prilepin atentat rusi shba

Lini një Përgjigje