TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Maj 2023, 13:20

Charles III kurorëzohet zyrtarisht monarku i ri i Britanisë së Madhe

Shkruar nga Pamfleti
Charles III kurorëzohet zyrtarisht monarku i ri i Britanisë së
Mbretit Charles III me kurorën e Shën Eduardit

Sot më 6 Maj për herë të parë pas 7 dekadash është kurorëzuar një monark i ri në Britaninë e Madhe.

Arqipeshkvi i Kanterbërit vendosi mbi kokën e Mbretit Charles III kurorën e Shën Eduardit, duke kulmuar kështu ceremoninë madhështore të kurorëzimit.

"Zoti e ruajtë Mbretin", ishte  thirrja e kryepeshkopit dhe e kongregacionit që u brohorit nga të pranishmit.

Së pari, Mbretit iu dha një pallto e artë vezulluese për t'u veshur - e quajtur Supertunica. Ai u ul në karrigen e kurorëzimit dhe iu paraqit regalia.

I njohur gjithashtu si Karrigia e Shën Eduardit ose Karrigia e Mbretit Eduard, besohet të jetë pjesa më e vjetër e mobiljeve në Mbretërinë e Bashkuar që përdoret ende për qëllimin e saj origjinal. Në të janë kurorëzuar gjithsej 26 monarkë.

Ceremonia e zhvilluar në Abacinë e “Westminster” u zhvillua në kushte të rrepta sigurie dhe me pompozitetin që i takon kurorëzimit të një prej mbretërive më jetëgjata në botë.

Pas vendosjes së kurorës, përshëndetje me të shtëna armësh u dëgjuan nga 13 qytete të ndryshme të mbretërisë, përfshi Edinburgun e Skocisë, Kardifin e Uellsit dhe Belfastin e Irlandës së Veriut.Ceremonia kryesore me të shtëna armësh u realizua në Kullën e Londrës, ndërsa kambanat e Abacisë së “Westminster” u dëgjuan të binin për të festuar momentin historik.

Anëtarë të lartë të familjes mbretërore ishin në mesin e më shumë se 2,000 të ftuarve, me Princin dhe Princeshën e Uellsit në rreshtin e parë me fëmijët e tyre Princeshën Charlotte dhe Princin Louis.

Charles III kurorëzohet zyrtarisht monarku i ri i Britanisë sëCharles III kurorëzohet zyrtarisht monarku i ri i Britanisë sëCharles III kurorëzohet zyrtarisht monarku i ri i Britanisë sëCharles III kurorëzohet zyrtarisht monarku i ri i Britanisë së

 

charles iii monarku i ri i britanisë së madhe

Lini një Përgjigje