TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Prill 2026, 22:24

Nga blerja e armëve, te udhëtimi me tren dhe qëndrimi në hotel, FBI zbulon lëvizjet e të riut që tentoi të vriste Trump

Shkruar nga Pamfleti
Nga blerja e armëve, te udhëtimi me tren dhe qëndrimi në
Cole Allen

Autori i sulmit në darkën ku ndodhej edhe presidenti amerikan Donald Trump, Cole Allen, përballet me tre akuza të rënda penale.

Ai doli sot para gjykatës, teksa prokuroria e akuzon për: përdorimin e armës së zjarrit gjatë kryerjes së një krimi të dhunshëm; sulm ndaj një zyrtari federal me armë të rrezikshme dhe tentativë për vrasjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Prokurorët federalë në Uashington publikuan dokumentet zyrtare të akuzës, ku Allen ngarkohet për këto tre vepra, përfshirë tentativën për atentat ndaj presidentit.

Një deklaratë prej shtatë faqesh nga një agjent i FBI-së zbulon detaje të reja mbi ngjarjen dhe hetimin. Sipas dokumentit, Allen udhëtoi me tren nga Los Anxhelosi në Çikago dhe më pas në Uashington në periudhën 21–24 prill. Ai u regjistrua në hotel në të njëjtën ditë kur mbërriti në kryeqytet.

Dokumenti përshkruan me hollësi edhe zhvillimin e sulmit.

Rreth orës 20:40, Allen iu afrua një pike kontrolli sigurie në nivelin e tarracës së hotelit, që çonte drejt sallës së darkës. Ai kaloi me vrap përmes magnetometrit duke mbajtur një armë të gjatë. Në atë moment, personeli i Shërbimit Sekret dëgjoi një të shtënë të fortë. Oficeri i Shërbimit Sekret, i identifikuar si V.G., u qëllua një herë në gjoks; ai mbante jelek antiplumb”, thuhet në deklaratë.

Sipas agjentit të FBI-së, oficeri V.G. reagoi menjëherë duke nxjerrë armën e shërbimit dhe duke qëlluar disa herë ndaj Allenit. Autori u rrëzua në tokë dhe pësoi plagë të lehta, por mbijetoi. Më pas ai u arrestua.

Dokumentet tregojnë se Allen mbante me vete një armë gjahu 12-gauge dhe një pistoletë të tipit Rock Island Armory 1911, kalibër .38.

Sipas të dhënave të bazës së të dhënave të përfshira në aktakuzë, Allen kishte blerë armën e gjahut më 17 gusht 2025 nga një tregtar në Kaliforni, ndërsa pistoletën e kishte blerë më 6 tetor 2023, gjithashtu në Kaliforni.

cole allen fbi shba

Lini një Përgjigje