
Netanyahu pranoi planin e Trump për armëpushim në Gaza, Hamasi del kundër: Nuk përmbush kërkesat tona!
Plani amerikan për armëpushim në Gaza nuk arrin të përmbushë kërkesat tonë thelbësore, është shprehur grupi militant Hamas për BBC-në.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se e ka pranuar propozimin e të dërguarit të SHBA-së në Lindjen e Mesme, Steve ëitkoff, për një armëpushim në Gaza dhe shkëmbim të të burgosurve.
“Izraeli pranon planin e ri të ëWtkoff”, raportohet se tha Netanyahu gjatë një takimi me familjet e pengjeve që mbahen nga Hamasi, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij dhe të marrë nga mediat izraelite.
Kjo vjen pasi Witkoff tha më parë këtë javë se ishte optimist për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund më shumë se 19 muajve të luftës Izrael-Hamas në Gaza dhe për të siguruar lirimin e pengjeve që mbahen në Rrip nga grupi militant.
“Kam disa ndjenja shumë të mira për arritjen e një zgjidhjeje afatgjatë – një armëpushim të përkohshëm dhe një zgjidhje afatgjatë, një zgjidhje paqësore të atij konflikti”, tha ai të mërkurën.
Witkoff nuk e ka bërë publike se çfarë përmban propozimi i fundit, por një zyrtar i Hamasit dhe një zyrtar egjiptian konfirmuan në mënyrë të pavarur disa nga detajet.
Ata folën në kushte anonimiteti për të diskutuar bisedimet. Ata thonë se ajo bën thirrje për një pauzë 60-ditore në luftime, garanci për negociata serioze që çojnë në një armëpushim afatgjatë dhe siguri se Izraeli nuk do të rifillojë armiqësitë pas lirimit të pengjeve, siç bëri në mars kur armëpushimi i mëparshëm u prish.
Hamasi do të lirojë 10 pengje të gjallë dhe një numër trupash gjatë pauzës 60-ditore në këmbim të më shumë se 1,100 palestinezëve të burgosur nga Izraeli, përfshirë 100 që vuajnë dënime të gjata pasi u dënuan për sulme vdekjeprurëse.
Çdo ditë, qindra kamionë që transportojnë ushqime dhe ndihma humanitare do të lejohen të hyjnë në Gaza, ku ekspertët thonë se një bllokadë gati tremujore izraelite e ka çuar pjesën më të madhe të popullsisë në prag të urisë.
Lini një Përgjigje