TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Nëntor 2024, 22:32

Netanyahu paralajmëron Iranin: Populli juaj nuk e do luftën, mos na provokoni!

Shkruar nga Pamfleti

Netanyahu paralajmëron Iranin: Populli juaj nuk e do luftën, mos na

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se një sulm tjetër ndaj Izraelit do të gjymtonte ekonominë e Iranit.

Netanyahu ka pohuar se kostoja e Iranit për sulmin e tij më të fundit ndaj Izraelit ishte 2.3 miliardë dollarë amerikanë.

“Unë e di që ju nuk e dëshironi këtë luftë. As unë nuk e dua këtë luftë. Populli i Izraelit nuk e dëshiron këtë luftë. Ekziston një forcë që e vë familjen tuaj në rrezik të madh: tiranët e Teheranit”, ka deklaruar Netanyahu.

Izraeli goditi objektivat ushtarake në Iran me një seri sulmesh ajrore në tetor, një hakmarrje për breshërinë e raketave balistike që Republika Islamike gjuajti mbi Izraelin në fillim të muajit.

Që nga prilli i kaluar, Izraeli dhe Irani kanë shkëmbyer sulme duke lënë pas mijëra viktima, të plagosur dhe dëme të mëdha.

Tensionet po rriten pas luftës Izrael-Hamas, e cila nisi pasi militantët palestinezë sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1,200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Lini një Përgjigje