TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Janar 2024, 19:59

Netanyahu paralajmëron Hamasin: Nuk do ndalemi deri në shkatërrimin total të organizatës!

Shkruar nga Pamfleti

Netanyahu paralajmëron Hamasin: Nuk do ndalemi deri në

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka treguar vendosmërinë e tij se lufta do të vazhdojë deri në një “fitore totale”. Ai thotë se ka çmontuar pothuajse dy të tretat e forcës ushtarake të Hamasit në Rripin e Gazës.

Gjatë një interviste ai tha se dy qëllimet kryesore janë shpërbërja e batalioneve të Hamasit dhe mposhtja e organizatës. Ai shtoi gjithashtu se synimi tjetër është lirimi i pengjeve.

“Ka dy pjesë në operacionin ushtarak: E para është shpërbërja e batalioneve të Hamasit. Deri më tani 16 ose 17 nga 24 janë shkatërruar", tha lideri i Izraelit.

Duke treguar një foto të një ushtari të vrarë, Netanyahu u zotua se operacionet ushtarake do të vazhdojnë derisa Hamasi të mposhtet dhe pengjet e mbajtura në Rripin e Gazës të lirohen.

"Do të duhen edhe shumë muaj deri në fitore, por ne jemi të vendosur ta arrijmë atë”, tha kryeministri izraelit.

Lini një Përgjigje