TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Janar 2024, 18:24

Arabia Saudite kërkon armëpushim në Gaza: Përshkallëzimi i konfliktit, mund ta kthejë rajonin në epokën e gurit!

Shkruar nga Pamfleti

Arabia Saudite kërkon armëpushim në Gaza:

Kryediplomatja e Arabisë Saudite në SHBA, ka përsëritur thirrjen për një armëpushim në Gaza dhe paralajmëroi se përshkallëzimi më i gjerë mund ta kthejë rajonin në epokën e gurit.

Princesha Reema bint Bandar Al Saud tha se ka trauma dhe dhimbje nga të dyja palët dhe se duhet një armëpushim urgjent!

Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin? Sa gjymtyrë të tjera duhet të humbasin? Sa prindër të tjerë duhet të humbasin jetesën? Nuk mund të ndodhë më”, tha ajo.

Duke folur për Becky Anderson të CNN në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ajo shtoi se Arabia Saudite e njeh plotësisht nevojën që Izraeli të ndjehet i sigurt, nuk mund të jetë në kurriz të popullit palestinez.

Sa më gjatë të vazhdojë kjo, është e pashmangshme deri sa të ndodhë një gabim që do të na kthejë mbrapa, në epokën e gurit. Zona është e nxehtë dhe e paqëndrueshme", tha ajo.

Ajo bëri thirrje për unitet në rajon, duke thënë se rruga e vetme drejt prosperitetit për Lindjen e Mesme është uniteti.

Për çështjen e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin, Princesha Reema tha se ishte diçka që Arabia Saudite po punon, por me kushtin që palestinezët të jenë në tryezë.

gaza arabia saudite

Lini një Përgjigje