TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Janar 2024, 16:00

Presidenti i Izraelit paraqet vizionin e tij për Gazën e pasluftës në forumin e Davos!

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i Izraelit paraqet vizionin e tij për Gazën e

Presidenti i Izraelit Isaac Herzog, gjatë forumit të Davos ka shpalosur vizionin e tij për rajonin pas luftës në Gaza.

Ai tha se puna do të nisë me rindërtimin e enklavës, më pas me një dialog midis Izraelit dhe palestinezëve dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite.

“Ne duhet të shohim në horizont një koalicion kombesh që janë të gatshëm të angazhohen për rindërtimin e Gazës në një mënyrë që, numri një, mundëson sigurinë dhe mirëqenien e Izraelit. Numri dy, mundëson sigurinë dhe mirëqenien e palestinezëve dhe sjell një të ardhme - një të ardhme tjetër në Gaza", tha ai në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ai tha gjithashtu se besonte se normalizimi me Arabinë Saudite ishte çelësi për daljen nga lufta në një mjedis të ri gjeopolitik.

Është delikate, është e brishtë, do të duhet shumë kohë, por mendoj se do të ofrojë mundësinë për të ecur përpara në rajon drejt një të ardhmeje më të mirë. Është një ndryshim i lojës", tha Herzog.

izraeli

Lini një Përgjigje