
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se asnjë lloj forme presion nga aleatët e Izraelit nuk do ta ndalojë qeverinë e tij të vazhdojë luftën kundër Hamasit.
Ai shtoi se Izraeli është i përkushtuar për të vazhduar luftën deri sa të arrijë qëllimin e saj për t shkatërruar Hamasin.
“Nuk ka asnjë presion, asnjë presion që mund ta ndryshojë këtë. Ne jemi të përkushtuar për të vazhduar luftën derisa të arrijmë të gjitha qëllimet e saj, që do të thotë eliminimin e Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve dhe premtimin se Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin", tha Netanyahu.
Kujtojmë se këto deklarata të Netanyahaut vijnë pasi SHBA propozoi një projekt-rezolutë të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të përkohshëm dhe kundërshton një ofensivë të madhe tokësore në Gaza, pasi Joe Biden paralajmëroi Izraelin që të mos ecë përpara me operacionin.
Gjithashtu të gjithë aleatët ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për të mos vazhduar planin e tyre për të sulmuar Rafahn.
Lini një Përgjigje