
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka refuzuar kërkesën e europianëve për hetim ndërkombëtar për vdekjen e opozitarit Navalny.
Peskov theksoi se Rusia i quan të papranueshme kërkesat e kryediplomatit të BE-së Josep Borrell.
Ditën e sotme Borrel kishte thënë se Rusia duhet të lejojë hetimin ndërkombëtar mbi vdekjen e opozitarit Navalny.
Në lidhje me adresën e të vesë së Navalny, Yulia Navalnaya të publikuar në mediat sociale, Peskov tha se akuzat e saj ishin të paargumentuara dhe të pabaza.
“Sigurisht, këto janë absolutisht akuza të pabaza, të çuditshme. Por duke pasur parasysh që Yulia Navalnaya ishte e ve, unë e lë pa koment”, tha ai.
Deklaratat vijnë në një kohë kur po hidhen aludime të shumta se autoritetet ruse janë duke fshehur trupin e opozitarit në mënyrë që të fshehin gjurmët e vrasjes së tij.
Prej katër ditësh trupi i Navalny nuk gjendet dhe as familjarët e tij nuk janë lejuar që ta shohin, ndërkohë që janë njoftuar se autopsia do të zgjasë edhe dy javë.
Navalny u arrestua në janar 2021 pas kthimit në Moskë pasi u trajtua për helmim në një spital të Berlinit.
Vendet perëndimore dhe vetë Navalny fajësuan Rusinë për helmimin, një pretendim që Kremlini e mohon.
Lini një Përgjigje