
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka ngritur në detyrë zëvendësdrejtorin e Shërbimit të Burgjeve të Rusisë, Valery Boyarinev.
Putin i ka dhënë atij gradën e gjeneral-kolonelit.
Promovimi i Boyarinev vjen vetëm katër ditë pas vdekjes së kritikut të zëshëm të Kremlinit, Alexei Navalny, dhe ka sjellë reagime të ashpra duke u interpretuar si një shpërblim për aktin.
“Promovimi i Boyarinevit më 19 shkurt ishte “shpërblim i menjëhershëm nga Putini për torturë”, shkroi Ivan Zhdanov në rrjetin social X.
Sipas tij ka qenë Boyarinevi i cili ka udhëhequr personalisht torturat ndaj Navalnyt në burg.
Perëndimi e ka akuzuar shtetin rus në krye me Putinin për vrasjen e tij.
E veja e kritikut të Kremlinit, Yulia Navalnaya, e ka fajësuar publikisht presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për vdekjen e burrit të saj, si dhe është zotuar se do të vazhdojë luftën e tij kundër Kremlinit dhe se do t’i ndëshkojë përgjegjësit e vdekjes së tij.
Kremlini e theu heshtjen zyrtare më 19 shkurt duke thënë se një hetim është duke u kryer dhe se do të bëhet sipas ligjit rus.
Vendndodhja e trupit të Navalnyt nuk është bërë e ditur nga autoritetet ruse, ndërsa përpjekjet për ta gjetur atë janë ndaluar.
Navanlny ka qenë i dënuar me më shumë se 19 vjet burgim për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht.
Lini një Përgjigje