
Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë pas akuzave të bashkëshortes së Alexei Nevalny, Yulia.
Putin i quajti të pabaza dhe të neveritshme akuzat e bashkëshortes së liderit të opozitës ruse. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov tha se Putin nuk e ka parë videon ku Yulia Navalnaya tha se lideri rus vrau burrin e saj, ndërsa vetë nuk i komentoi akuzat.
Bashkëshortja e të ndjerit, tha se “Navalny u helmua me Novichok dhe se Putin e vrau”.
Pretendimi se Alexei Navalny, rivali kryesor i Vladimir Putinit në Rusi, u helmua me kimikatin Novichok u shfaq të hënën pasdite me një video të postuar në rrjetet sociale nga gruaja e tij teksa shprehej se: “Vladimir Putin vrau burrin tim. Diku në një burg në Rrethin Arktik, Putini jo vetëm që vrau Alexei Navalny si person, ai donte të vriste shpresën tonë, lirinë, të ardhmen tonë”.
Ajo akuzoi Rusinë për fshehjen e trupit të burrit të saj pasi ajo që pret Moska, është që gjurmët e novichok të zhduken nga trupi i tij.
Në video, e veja e Navalnyt zotohet gjithashtu se do të bëjë publike emrat e personave të përfshirë në vdekjen e bashkëshortit të saj dhe arsyen pse ai dha frymën e fundit në “burgun e ujkut”.
“Unë dua të jetoj në një Rusi të lirë, dua të krijoj një Rusi të lirë, do të vazhdoj punën e Alexei Navalny. Unë nuk kam frikë, mos ki as ti. Ju ftoj të qëndroni pranë meje, të mos ndajmë vetëm trishtimin dhe dhimbjen që na ka përqafuar dhe nuk thotë të na lësh të shkojmë. Ju ftoj të ndani tërbimin dhe urrejtjen për ata që guxuan të vrasin të ardhmen tonë. Unë ju flas me fjalët e Alekseit, të cilat i besoj vërtet. Nuk ka turp të bësh pak ose aspak, të lejosh që të të trembin. Ajo që na duhet është një Rusi e lirë, paqësore dhe e lumtur. Rusia e mrekullueshme e së ardhmes që burri im ëndërronte. Kjo është ajo që na duhet”, tha gruaja e Navalny.
Lini një Përgjigje