
Dy raketa kanë rënë në oborrin e rezidencës së kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu në Cezare.
Policia dhe sigurimi i brendshëm thonë se “ngjarja e rëndë shënon një përshkallëzim të rrezikshëm”. Kjo është hera e dytë që sulmohet banesa e kryeministrit izraelit dhe që Netanyahu i shpëton armikut.
Netanyahu dhe familja e tij nuk ndodheshin në rezidencë në momentin e sulmit. Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për sulmin.
Kujtojmë se më herët, një dron i nisur nga Libani goditi banesën e tij, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Deri tani, përgjegjësinë për sulmin me dron nuk e ka marrë grupi libanez i mbështetur nga Irani, Hezbollah, i cili prej 1 viti po shkëmben zjarr me Izraelin.
Lini një Përgjigje