TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Qershor 2025, 11:39

Netanyahu i drejtohet me fjalim popullit të Iranit: Luftën nuk e kemi me ju!

Shkruar nga Pamfleti
Netanyahu i drejtohet me fjalim popullit të Iranit: Luftën nuk e kemi
Kryeministri i Izraelit,  Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit,  Benjamin Netanyahu iu drejtua drejtpërdrejt popullit iranian duke deklaruar se fushata ushtarake e vazhdueshme e Izraelit, nuk synon vetëm neutralizimin e aftësive bërthamore dhe raketore të Iranit, por edhe mbështetjen e aspiratave të popullit iranian për liri.

Në fjalimin e tij, Netanyahu evokoi të kaluarën e dy popujve dhe theksoi se Irani tani është më i dobët se kurrë.

"Sonte dua t'ju flas juve, popullit krenar të Iranit. Jemi në mes të njërit prej operacioneve më të mëdha ushtarake në histori, Operacionit "Luani në Ngritje". Regjimi islamik, i cili ju ka shtypur për gati 50 vjet, kërcënon të shkatërrojë vendin tonë, Shtetin e Izraelit. Objektivi i operacionit të Izraelit është të pengojë kërcënimin bërthamor dhe balistik të regjimit islamik ndaj Izraelit dhe, ndërsa arrijmë objektivin tonë, po hapim gjithashtu rrugën për ju që të arrini objektivin tuaj, që është liria. Në 24 orët e fundit, kemi eliminuar komandantë të lartë ushtarakë, shkencëtarë të lartë bërthamorë, objektin më të rëndësishëm të pasurimit të regjimit islamik dhe një pjesë të madhe të arsenalit të tij të raketave balistike. Më shumë do tw ketw në rrugë e sipër. Regjimi nuk e di se çfarë i goditi, ose çfarë do t'i godasë. Kombi i Iranit dhe kombi i Izraelit kanë qenë miq që nga ditët e Kirit të Madh. Ka ardhur koha që populli iranian të bashkohet rreth flamurit dhe trashëgimisë së tij historike, duke u ngritur në këmbë për lirinë tuaj nga një regjim i lig dhe shtypës. Nuk ka qenë kurrë më i dobët. Ky është rasti juaj për t'u ngritur dhe për të lënë zërat tuaj të dëgjohen, grua, jetë, liri, Zan, Zendegi, Azadi. Siç e thashë dje dhe shumë herë më parë, lufta e Izraelit nuk është me ju, nuk është me ju, popullin trim të Iranit që ne e respektojmë dhe e admirojmë, lufta jonë është me një armik të përbashkët, një regjim vrasës që ju shtyp dhe ju varfëron. Popull i guximshëm i Iranit, drita juaj do ta mposhtë errësirën, unë jam me ju, populli i Izraelit është me ju”, tha Netanyahu.

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën pas sulmeve hakmarrëse të Iranit ndaj Izraelit.Një grua rreth të 60-ave u gjet pa ndjenja dhe pa shenja jetësore, ndërsa një burrë rreth të 45-ave u shpall i vdekur pasi u evakuua, thotë MDA.

21 persona u plagosën në rajonin e Rrafshnaltës Bregdetare të Izraelit, sipas shërbimit izraelit të emergjencës Magen David Adom (MDA) ndërsa në total numri i të plagosurve ka shkuar në mbi 80.

Lideri i partisë opozitare në Izrael ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tre qytetarëve izraelitë.

“Ishte një natë e vështirë për Shtetin e Izraelit”, shkruan Yair Lapid, ndërsa u bën thirrje njerëzve të ndjekin udhëzimet nga Komanda e Frontit të Brendshëm.

“Ne jemi një popull i fortë me një ushtri të fortë.”

 

netanyahu mesazh popullit iranian

Lini një Përgjigje