TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Qershor 2025, 10:07

“2 mijë raketa kundër Izraelit”, mediat amerikane analizojnë çfarë pritet të ndodhë në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Pamfleti
“2 mijë raketa kundër Izraelit”, mediat amerikane
2 mijë raketa kundër Izraelit

Ushtria iraniane ka konfirmuar se do të përdorë 2000 raketa në sulmet e ardhshme kundër Izraelit.

Bëhet fjalë për një numër më të lartë në krahasim me raketat e lëshuara deri tani ndaj Izraelit.

New York Times ka publikuar se Irani kishte ndërmend të lëshonte një breshëri prej 1000 raketash balistike në përgjigje të sulmit ndaj stacioneve të tij bërthamore, por nuk e bëri dot për shkak të dëmeve që iu shkaktuan bazave të saj ajrore.

Kjo është arsyeja pse Teherani ka lëshuar vetëm 100 raketa kundër Izraelit në sulmet e para të tij.

Lajmi iu raportua gazetës amerikane nga dy burime brenda Gardës Revolucionare. Sipas raportit, kjo është arsyeja pse Irani lëshoi ​​vetëm rreth 100 raketa kundër Izraelit në secilën prej breshërive të para.

Ndërkohë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) po tërheqin rezervistët për të forcuar praninë e tyre në kufirin verior, raporton Times of Israel.

Pas një vlerësimi të ri, IDF thotë se ka tërhequr selinë e Divizionit të 146-të Rezervë, së bashku me brigadat rezervë "Grushti i Hekurt" dhe "Etzioni", për të shërbyer si forca rezervë për "skenarë të ndryshëm" në kufirin verior. Disa batalione të tjera rezervë janë tërhequr tashmë dhe janë vendosur në kufijtë libano-sirianë, shton IDF.

Nga sulmet të paktën 3 të vdekur kanë mbetur në Izrael dhe më shumë se 70 të vrarë në Iran.

iran-izrael

Lini një Përgjigje