TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Shtator 2025, 21:43

Netanyahu dhe Kodi QR në xhaketën e tij, çfarë mesazhi donte të jepte kryeministri izraelit

Shkruar nga Pamfleti

Netanyahu dhe Kodi QR në xhaketën e tij, çfarë mesazhi

Kryeministri izraelit  Benjamin Netanyahu u shfaq në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po zhvillohej në Nju Jork duke mbajtur një spilë me kod QR mbi xhaketwn e tij. Netanyahu shpjegoi se skanimi i saj do të siguronte akses në një rindërtim të masakrës së 7 tetorit. Kodi QR lidhet me një faqe interneti plot me dokumente dhe fotografi që dëshmojnë për atë që ndodhi më 7 tetor, kur Hamasi pushtoi Izraelin, duke sulmuar civilët, duke vrarë 1,200 dhe duke marrë mbi 250 pengje. Imazhet janë grafike dhe të dhunshme, me trupa të gjymtuar dhe të torturuar të shtrirë në pellgje gjaku. Faqja e internetit përfshin një paralajmërim për të mos u treguar imazhet fëmijëve ose kujtdo që nuk është i përgatitur mendërisht për të dëshmuar realitetin e ashpër të mizorive të Hamasit.

Ditët e fundit, dhjetëra tabela reklamash dhe kamionë me sloganin "Kujtoni 7 Tetorin" janë shfaqur në New York City për të nxjerrë në pah mizoritë e Hamasit dhe për t'u "kujtuar udhëheqësve botërorë" pengjet në Gaza. Qëllimi i fushatës është "t'u kujtojë udhëheqësve botërorë dhe publikut mizoritë e kryera nga Hamasi dhe mizorinë e paimagjinueshme të organizatës terroriste që vazhdon të mbajë 48 pengje në Gaza", shpjegoi Zyra e Kryeministrit. Tabelat reklamash dhe kamionët shfaqin sloganin "Kujtoni 7 Tetorin" në anglisht, së bashku me një kod tjetër QR që lidhet me një mini-faqe të IDF-së (Forcat Mbrojtëse të Izraelit) që përmban të dhëna dhe rindërtime të organizuara të masakrës së udhëhequr nga Hamasi, duke përfshirë historitë e disa prej viktimave.

Lini një Përgjigje