
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar se Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij, pavarësisht armëpushimit.
Me anë të një postimi në rrejtin social ‘X’, Netanyahu gjithashtu akuzoi Erdoganin se po e “akomodon” Iranin dhe është përgjegjës për “masakrat” e qytetarëve kurdë.
Israel under my leadership will continue to fight Iran’s terror regime and its proxies, unlike Erdogan who accommodates them and massacred his own Kurdish citizens.
— Benjamin Netanyahu - בנימין נתניהו (@netanyahu) April 11, 2026
“Izraeli nën udhëheqjen time do të vazhdojë të luftojë regjimin terrorist të Iranit dhe përfaqësuesit e tij, ndryshe nga Erdogani i cili i akomodon ata dhe masakron qytetarët e tij kurdë”, shkroi Netanyahu në një postim në X.
Deklarata e Netanyahut duket edhe si një sfidë që Izraeli i shpall SHBA-së, pas deklaratave të Donald Trump se mes dy vendeve ka mundësi të mira për të arritur një marrëveshje paqeje.
Megjithatë mbetet për tu parë nëse edhe pas arritjes së një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, Izraeli do të sulmojë apo jo Teheranin ashtu siç thotë Netanyahu.
Lini një Përgjigje