TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Maj 2024, 09:15

“Nëse më ndodh diçka, këtë letër jepja Francescës”, detaje nga vdekja e burrit të eurodeputetes italiane

Shkruar nga Pamfleti

“Nëse më ndodh diçka, këtë letër jepja

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë ku bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate në Itali Francesca Donato është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij tip “Range Rover”.

Ka qenë eurodeputetja ajo që ka vënë alarmin pasi bashkëshorti i saj Angelo Onorato nuk po i përgjigjej telefonave dhe pas lokalizimit me GPS të makinës së tij, ka njoftuar autoritetet.

Autoritetet janë duke hetuar në dy pista, vrasje dhe vetëvrasje.

Arkitekti dhe pronari i një dyqani mobiliesh, u gjet me një shirit plastik në qafë të shtrënguar fort dhe me njolla gjaku në këmishë.

Mediat italiane raportojnë se avokati i viktimës ka dorëzuar në polici një letër të cilën klienti i tij ia kishte lënë në dorëzim disa kohë më parë.

“Nëse ndodh diçka, dërgoja këtë letër gruas sime”, ka thënë avokati i tij.

Lini një Përgjigje