TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Korrik 2024, 21:41

Në luftë me flakët prej 10 ditësh, shënohet viktima e parë nga zjarret në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Pamfleti

Në luftë me flakët prej 10 ditësh, shënohet viktima e

Temperaturat e larta po mbajnë aktive një sërë vatrash të zjarrit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa është shënuar viktima e parë si pasojë e zjarreve në rrethinën e Kumanovës.

Një 75 vjeçar është viktima e parë e zjarrit që përfshiu disa zona në Maqedoninë e Veriut. Ai ka humbur jetën, si pasojë e asfiksimit në një fshat pranë Kumanovës.

Një zjarr i madh po i afrohet qytezës Dojrani i Vjetër në juglindje të vendit. Autoritetet kanë nisur evakuimin e qytetarëve, ndërsa paralajmërojnë për rrezikun nga shpërthimi i mundshëm i minave të vjetra në atë zonë.

Ndërkohë, Autoritetet lokale të Dojranit të Vjetër dhe zyrtarët e Qendrës për Menaxhimin e Krizave njoftuan për një zjarr të madh që po i afrohet qytezës në juglindje të vendit dhe se zjarri është jashtë kontrollit. Zjarri ka shpërthyer në një landfill mëngjesin e së martës pranë Dojranit.

Drejtoria e Pyjeve Kombëtare bën të ditur se flakët kanë përfshirë të paktën tre shtëpi, por nuk ka pasoja në njerëz.

Qendra për Menaxhimin e Krizave dhe shërbimet tjera përkatëse po bëjnë evakuimin e banorëve nga rrethina e Dojranit të Vjetër. Drejtori i Pyjeve lokale tha se po kërkohet ndihma për ndërhyrjen e zjarrifikësve nga qytetet fqinje Gjevgjeli, Vallandovë dhe Bogdancë.

Mihajlov tha se në momentin kur landfilli ka marrë flakë nuk pa pasur roje dhe se ekipet e zjarrfikësve nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin.

Për shkak të erërave, vatra e zjarrit ka filluar të përhapet me shpejtësi në drejtim të Dojranit të Vjetër.

Temperaturat e larta dhe erërat kanë shkaktuar një sërë varash të zjarrit në pjesë të ndryshme të Maqedonisë së Veriut dhe zjarrfikësit janë përballur me flakët më shumë se 10 ditë, sidomos në Malin Serta afër komunës së Shtipit, në lindje të vendit dhe zjarri ende nuk është shuar në tërësi.

Shtetet si Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Serbia dhe Rumania i dolën në ndihmë Maqedonisë së Veriut duke dërguar helikopterë dhe avionë të posaçëm për shuarjen e zjarreve.

Lini një Përgjigje