
Ai u akuzua nga qeveria Erdogan si arkitekti i grushtit të shtetit në Turqi në vitin 2016.
Fethullah Gylen, njeriu i akuzuar nga qeveria e Recep Tayyip Erdogan për tentativën për grusht shteti në Turqi në vitin 2016, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.
Lajmin e transmeton ndër të tjera faqja turke Hurriet, sipas së cilës ai është shtruar vonë të dielën në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.
Ai ishte themeluesi i FETO-s dhe konsiderohej nga Erdogan si armiku më i madh i tij.
Fethullah Gulen ishte një ish-imam dhe figurë e shquar politike në Turqi, themeluesi i lëvizjes. Hizmet (që do të thotë shërbim në turqisht) dhe jetoi në mërgim në Pensilvani, SHBA .
Gyleni jetonte prej 22 vitesh në mërgim në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara dhe pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga qeveria turke për ekstradimin e tij, Uashingtoni e ka refuzuar.
Në Turqi, mijëra ndjekës të Gylenit, ish-aleatë politikë të qeverisë së Erdoganit për disa vite, janë burgosur vitet e fundit, ndërsa mijëra të tjerë janë larguar nga vendi.
Gylen ishte më parë një aleat i Erdoganit, por marrëdhëniet midis dy burrave u përkeqësuan në vitin 2013 kur Erdogan akuzoi Gulenin për nxitje të hetimeve për korrupsion që synonin dhe implikonin dhjetëra zyrtarë të qeverisë dhe partisë në pushtet.

Gylen ishte në krye të listës së terroristëve më të kërkuar të Turqisë, të akuzuar për drejtimin e një organizate terroriste dhe mësoi një version të butë të Islamit që beson në shkencë, dialogun ndërfetar dhe demokracinë shumëpartiake.

Ai kishte filluar një dialog me fetë e tjera, me Vatikanin, si dhe me organizatat hebraike dhe ishte kreu i lëvizjes Gylen e cila promovon dialogun social për të ardhmen e Turqisë dhe Shtetit Turk dhe shihet nga Perëndimi si promovues i tolerancës në Islam që thekson altruizmin, punën e palodhur, edukimin. Lëvizja Gulen ka qindra shkolla në Turqi dhe vende të tjera dhe më parë është akuzuar për infiltrim dhe ndikim në policinë turke.
Lëvizja e Gylenit është përshkruar si "Islam i moderuar" dhe vetë Gylen dhe ndjekësit e tij përdorin strukturat e tregut dhe teknologjisë dhe janë përdorues aktivë të mediave sociale, teknologjive dixhitale dhe marrëdhënieve me publikun. Brenda Turqisë lëvizja mban distancë nga partitë politike islame të themeluara.
Lini një Përgjigje