TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Tetor 2024, 19:00

E fshehur mes tuneleve, por me çantë 30 mijë euro; luksi i vejushës së liderit të Hamas ngjall irritim në rrjet (Video)

Shkruar nga Pamfleti

E fshehur mes tuneleve, por me çantë 30 mijë euro; luksi i

Fotoja e vejushës së liderit të Hamasit, Yahya Shinuar është bërë virale, duke bërë xhiron e internetit me ndjekësit që pyesin nëse 44-vjeçarja mban në dorë një çantë Birkin, vlera e së cilës llogaritet në 30 mijë euro.

Fotot që qarkullojnë orët e fundit në internet paraqesin 44-vjeçaren Saban Abu Zamar duke mbajtur një çantë të zezë që ka shumë ngjashmëri me Hermes Birkin, më 6 tetor 2023. pra disa orë para se Hamasi të lëshonte një sulm ndaj Izraelit, shkruan Times of Israel.

“A po mbante një çantë luksoze e veja e Sinuar?”, komentuan shumë ndjekës në rrjetet sociale pasi panë fotot e kamerave të vëzhgimit që tregonin një tunel në Gaza në orën 23:00 me orën lokale.

Lini një Përgjigje