TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Korrik 2023, 08:10

NATO nuk dha shpresa për anëtarësimin e Ukrainës, Zelensky: Qëndrim absurd

Shkruar nga Pamfleti
NATO nuk dha shpresa për anëtarësimin e Ukrainës, Zelensky:

Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord që Ukraina të anëtarësohet në aleancë, vetëm kur vendet anëtare të bien dakord e të plotësohen kushtet. Ku vendim u mor disa orë pasi Presidenti Volodymyr Zelenskyy e quajti mungesën e një vendimi mbi këtë çështje, “absurd”.

“Ne riafirmuam se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s dhe ramë dakord të heqim kërkesën për një plan veprimi për anëtarësim. Kjo do të ndryshojë rrugën e anëtarësimit të Ukrainës, nga një rrugë me dy hapa, në një rrugë me një hap”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke iu referuar një hapi kyç, që një vend të bëhet anëtar i aleancës.

Shumë vende anëtare të NATO-s kanë dërguar armë dhe municione në Ukrainë, por mes 31 aleatëve, nuk ka konsensus lidhur me pranimin e Ukrainës në NATO. Në vend të përcaktimit të një afati kohor për anëtarësimin e vendit, udhëheqësit e aleancës vendosën të heqin pengesat që lidhen me procesin, në mënyrë që Ukraina t’i mund të bashkohet më shpejt aleancës, pas përfundimit të luftës kundër Rusisë.

Por Zelenskyy mbajti një qëndrim të ashpër ndaj këtij vendimi.

“Është e paprecedentë dhe absurde që nuk caktohet një kornizë kohore, as për ftesën dhe as për anëtarësimin e Ukrainës”, shkruante Zelenskyy në Twitter, teksa po udhëtonte drejt takimit vjetor të NATO-s që mbahet në Vilnus të Lituanisë.

“Ndërsa në të njëjtën kohë, formulimi i paqartë për “kushtet”, shtohet edhe për ftesën ndaj Ukrainës, duket se nuk ka gatishmëri për ta ftuar Ukrainën në NATO apo për ta bërë atë anëtare të aleancës” tha ai më tej.

I pyetur mbi shqetësimet e Zelenskyy, Stoltenberg tha se gjëja më e rëndësishme aktualisht ishte të sigurohej që vendi i tij të fitojë luftën pasi si tha sekretari i NATO-s, “nëse Ukraina nuk mbizotëron, nuk mund të diskutohet fare anëtarësimi”.

Gjatë takimit dyditor aleatët shpresojnë të krijojnë një rrugë të qartë përpara për NATO-n si dhe mbështetjen e saj për Ukrainën.

“Ne i vlerësojmë aleatët tanë”, shkruante Zelenskyy në Twitter, duke shtuar se dhe Ukraina gjithashtu meritonte respekt. Ai tha se pasiguria është dobësi dhe se do tadiskutonte këtë çështje hapur në takim.

Lini një Përgjigje