Udhëheqësit e vendeve të NATO-s në samitin në Vilnius shtynë anëtarësimin e Ukrainës në NATO deri kur ajo të plotësojë kushtet, ndërsa premtuan më shumë mbështetje ushtarake.
Zëvendëssekretar i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev ka komentuar samitin e NATO-s, duke thënë se rritja e ndihmës ushtarake për Ukrainën afron luftën e Tretë Botërore. Medvedev tha se ndihma ushtarake që do i japin Ukrainës nuk do ta pengojë Rusinë të arrijë qëllimet e saj.
"Perëndimi plotësisht i çmendur nuk ka arritur të shpikë asgjë tjetër... Në fakt, është një rrugë pa krye. Lufta e Tretë Botërore po afrohet. Çfarë do të thotë e gjithë kjo për ne? Gjithçka është e qartë. Operacioni special ushtarak do të vazhdojë me të njëjtat qëllime”, shkuan ai në Telegram.
Ndërkohë, ai ka kërcënuar edhe me përdorimin e bombave thërrmuese, si përgjigje ndaj një sulmi të supozuar ukrainas në qytetin Tokmak, në rajonin e Zaporizhzhia.
Medvedev tha se Ukraina do të përdorë bomba thërrmuese që do të furnizohet nga SHBA dhe për këtë arsye do t’i përdorë edhe Rusia.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka komentuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg se NATO do t'i japë një ftesë Ukrainës për t'u bashkuar me Aleancën kur aleatët të bien dakord dhe "kushtet do të përmbushen".
Kuleba tha se NATO nuk duhet ta mbajë Ukrainën në harresë kur bëhet fjalë për anëtarësimin dhe theksoi se të gjitha kushtet ishin që Ukraina të merrte një ftesë zyrtare nga aleatët e NATO-s gjatë samitit të Vilnius.
Lini një Përgjigje