TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Korrik 2023, 14:49

NATO i hap rrugën Ukrainës për anëtarësim, kërcënon Kremlini: Do ketë pasoja për sigurinë në Europë!

Shkruar nga Pamfleti

NATO i hap rrugën Ukrainës për anëtarësim,

Kremlin ka kërcënuar NATO-n, në rast se Ukraina do të lejohet të anëtarësohet në aleancë.

Ministri i jashtëm i Ukrainës tha se aleanca ka vendosur të heqë një kërkesë burokratike për anëtarësim, duke i mundësuar Ukrainës të bashkohet sa më shpejt, pas përfundimit të luftës.

Ditën e nesërme NATO do të mbajë një samit në Vilnius, Lituani, ku do synojë të tregojë vijimësinë e solidaritetit me Ukrainën.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov është shprehur se pozicioni i Federatës Ruse është i qartë mbi anëtarësimin e Ukrainës, gjë që sipas tij do të sjellë pasoja shumë negative për sigurinë në Evropë.

“Do të jetë një rrezik absolut, një kërcënim për vendin tonë, i cili do të kërkojë nga ne një reagim mjaft të qartë dhe të vendosur”, u shpreh Peskov duke theksuar kërcënimin për anëtarët e NATO-s.

nato ukraina kremlini

Lini një Përgjigje