TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Maj 2024, 18:03

Mot i çmendur në Itali, qytetet në kaos nga rrugët e përmbytura; hera e parë që bie kaq shumë shi në 170 vite

Shkruar nga Pamfleti

Mot i çmendur në Itali, qytetet në kaos nga rrugët e
Italia veriore është pushtuar nga moti i keq ditët e fundit, me reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Në Milano mediat raportoje për reshje të dendura shiun që prej drekës dhe sipas ekspertëve moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Si pasojë e motit të keq, një pemë është shembur dhe ka rënë mbi kabllot e tramvait, duke bërë që shërbimi i transportit publik të ndërpritet përkohësisht.

Këshilltari për Sigurinë dhe Mbrojtjen Civile Marco Granelli në një postim në rrjetet sociale i cilësoi si një ‘ditë të vështirë’ reshjet e dendura të një dite më parë, duke nënvizuar se ra ‘120 deri 130 mm shi’.

Kaq shi, në një ditë të vetme, nuk kishte ndodhur kurrë në 170 vitet e fundit dhe rekordi ishte 98mm, që ndodhi në vitin 1990. Dhe jo vetëm në Milano, por edhe në pellgjet e lumenjve që kalojnë nëpër Milano’. Pas përmbytjes së Lombardisë dhe Milanos dhe alarmit maksimal në Lambro dhe Saveso, edhe Mbrojtja Civile e Veneto ka shpallur gjendjen e alarmit ‘të kuq’, i vlefshëm nga ora 12:00 nga sot deri në orën 14:00 nesër.

Mot i çmendur në Itali, qytetet në kaos nga rrugët e

Në disa zona qarkullimi është mjaft i vështirë, ku disa pjesë të rrugës dhe nënkalime janë përmbytur.
Deri tani janë kryer gjithsej 790 operacione emergjente të shpëtimit teknik nga zjarrfikësit në Lombardi, duke raportuar një rënie të qartë në orët e fundit krahasuar me fillimin e emergjencës. Në orët e fundit janë kryer 15 ndërhyrje në Bergamo, 5 ndërhyrje në Brescia, 90 ndërhyrje në Como, 65 ndërhyrje në Kremona, 60 ndërhyrje në Lecco, 100 ndërhyrje në Lodi, 104 ndërhyrje në Monza, 237 ndërhyrje në Milano. 11 ndërhyrje në Mantua, 10 ndërhyrje në Sondrio, 93 ndërhyrje në Varese.

Mot i çmendur në Itali, qytetet në kaos nga rrugët e

mot i keq ne itali

Lini një Përgjigje