TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Tetor 2025, 09:00

Moska mbështet presidentin amerikan: Trump duhet të fitojë Çmimin Nobel për Paqen

Shkruar nga Pamfleti
Moska mbështet presidentin amerikan: Trump duhet të fitojë
Donald Trump

Rusia do të mbështeste nominimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen , kështu ka deklaruara këshilltari i Kremlinit Yuri Ushakov, raporton agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Fituesi i çmimit të vitit 2025 do të shpallet në orën 12:00, por vëzhguesit me përvojë të institucionit thonë se është shumë e pamundur që Trump të fitojë çmimin për paqe.

Rusia ka shprehur vazhdimisht mirënjohje për përpjekjet e Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në deklaratat e lëshuara dje, tha se Kievi do ta nominonte Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen, nëse presidenti amerikan mund të arrijë një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti amerikan Donald Trump ndërkohë ka deklaruar se i ka dhënë fund 8 konflikteve në të gjithë botën, por këtë gjë nuk e ka bërë për të fituar Nobelin e Paqes.

Në pritjen që i bëri Presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, Trump u shpreh: “Askush në histori nuk i ka dhënë fund tetë luftërave në nëntë muaj, dhe unë i ndalova tetë luftëra. Por, ata që japin Çmimin Nobel e dinë vetë punën e tyre. Janë të zotë në atë që bëjnë”.

“Nuk e bëra për të fituar çmimin. E bëra për të shpëtuar shumë jetë”, shtoi Trump, shkruan A2.

Në fakt, konfliktet për të cilat flet Donald Trump nuk janë 8, por 7. Armeni-Azerbajxhan, Republika Demokratike e Kongos-Ruanda, Izrael-Iran, Indi-Pakistan, Kamboxhia-Tajlandë, Egjipt-Etiopi, si dhe një marrëveshje e pjesshme midis Serbisë dhe Kosovës, gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

 

trump nobel

1 Komente

  1. E
    Engjell Hamitaj

    Ok buhet te mbetet Legjionar Bravo . Trampi do ta fitoj

    Lini një Përgjigje