
Ministria e Jashtme ruse ka reaguar me ashpërsi ndaj vendimit të Bashkimit Evropian për të ngrirë asetet sovrane të Rusisë, duke e cilësuar atë si një “vjedhje banale dhe të pastër”, ndërsa ka paralajmëruar se masat e hakmarrjes nuk do të vonojnë.
Zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se “Brukseli po zhvendos koston e këtij vendimi mbi qytetarët e vet”, ndërsa njoftoi se Banka Qendrore e Rusisë ka hapur një proces gjyqësor ndaj kompanisë financiare Euroclear në një gjykatë të Moskës, me qëllim kompensimin për humbjet e shkaktuara nga bllokimi i fondeve.
Sipas saj, përdorimi i aseteve ruse pa pëlqimin e Kremlinit përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, ndërsa politika e BE-së ndaj Moskës u cilësua si “pa asnjë logjikë racionale”, që do të shkaktojë dëme afatgjata për ekonominë dhe reputacionin e vet evropian.
Zakharova shtoi se vendimi për konfiskimin e aseteve synon të minojë përpjekjet për paqe në Ukrainë, duke pretenduar se viktima e kësaj politike është edhe iniciativa e ndërmjetësimit të propozuar nga Donald Trump.
Lini një Përgjigje