TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Dhjetor 2023, 14:51

Mitsotakis i lëshoi qenin, prapaskenat e vizitës së Erdogan në Athinë pas 6 vitesh

Shkruar nga Pamfleti
Mitsotakis i lëshoi qenin, prapaskenat e vizitës së Erdogan
Rexhep Taip Erdogan dhe Kiriakos Mitsotakis.

Pinat, qeni i pallatit kryeministror grek “Megaros Maximos”, i cili është gjithmonë i pranishëm në eventet e mëdha, nxitoi edhe sot të mirëpresë Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan së bashku me Kiriakos Mitsotakis.

Siç shihet edhe në foto, Pinati ndodhej në mes kur dy drejtuesit u takuan në hyrje të pallatit. Pinat ka marrë edhe përkëdheljet e ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis.

Surpriza e Mitsotakis me qenin e tij të dashur nuk ishte e vetmja skenë që tërhoqi vëmendjen nga takimi pajtues mes liderëve të Athinës dhe Ankarasë.

Kjo pasi, Erdogan e surprizoi homologun e tij grek duke i dhuruar një libër për historinë e Gazës.

Dhurata është me simbolikë të veçantë, duke pasur parasysh situatën që mbizotëron në Izrael pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Sipas të njëjtave informacione, dhuratën e ka dorëzuar këshilltari diplomatik i presidencës turke, Tsagatai Kiliç te drejtoresha e zyrës diplomatike të kryeministrit grek, Anna Maria Eleni Boura ndërkohë që takimi Mitsotakis-Erdogan ishte në zhvillim e sipër.

Ndërkohë sa i përket tryezës, mediat greke raportojnë se ushqime tradicionale janë përfshirë në menunë e seancës plenare të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit, ku do të marrin pjesë Erdogan dhe Mitsotakis me ministrat e tyre.

Sipas informacioneve, menuja në drekën e punës do të përfshijë dollma (japrakë), sallatë taramo, peshk, kallamar, hallvë dhe fruta.

kiriakos mitsotakis. erdogan

Lini një Përgjigje