Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se Teherani është plotësisht i gatshëm të mbrojë vendin, ndërsa theksoi se qytetarët iranianë nuk dorëzohen përballë presioneve të Shteteve të Bashkuara.
Në një postim në rrjetin social X, Araghchi akuzoi Uashingtonin se sa herë që shfaqet mundësia për një zgjidhje diplomatike, zgjedh rrugën e përshkallëzimit ushtarak.
"Sa herë që vihet në tryezë një zgjidhje diplomatike, Shtetet e Bashkuara nisin një aventurë ushtarake të pamatur. A është thjesht një taktikë e verbër për të ushtruar presion? Apo është mashtrimi i një sabotatori që dëshiron ta tërheqë presidentin amerikan në një moçal të ri edhe një herë? Cilado qoftë arsyeja, rezultati është gjithmonë i njëjtë: iranianët nuk përkulen kurrë nën presion, por është gjithmonë diplomacia ajo që humbet", shkroi Araghchi.
Kryediplomati iranian hodhi poshtë edhe disa pretendime që, sipas tij, i atribuohen CIA-s lidhur me kapacitetet ushtarake të Iranit, duke deklaruar se agjencia amerikane “gabohet”.
"Rezervat tona të raketave dhe kapaciteti i lëshuesve nuk janë në 75 përqind të asaj që ishin më 28 shkurt; Shifra e saktë është 120 përqind. Dhe gatishmëria jonë për të mbrojtur popullin tonë: 1000 përqind!", përfundoi ai.
Lini një Përgjigje