
Mijëra protestues janë ngritur në Izrael me kërkesën për zgjedhje të reja.
Paralelisht janë zhvilluar dy protesta: një që kërkon lirimin e pengjeve dhe një tjetër kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Disa protestues ndezën flakë, ndërsa të tjerë kënduan këngë patriotike dhe mbanin pankarta kundër kryeministrit Netanyahu.
Protestuesit gjithashtu kërkuan që qeveria të bëjë më shumë për pengjet e kapur nga Hamasi.
Thirrjet për zgjedhje të reja dhe largimin e qeverisë aktuale janë shtuar që prej nisjes së sulmeve kundër Gaza-s, ndërkohë që Netanyahu duket se çdo ditë humbet më shumë popullaritet mes votuesve.
Lini një Përgjigje