TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Janar 2026, 15:15

Merz mesazh Trump-it: Ne jemi partnerë dhe aleatë, jo vartës të SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Merz mesazh Trump-it: Ne jemi partnerë dhe aleatë, jo vartës
Friedrich Merz

Në një fjalim të fortë dhe jashtë kornizës së zakonshme diplomatike, kancelari gjerman Friedrich Merz i dërgoi një mesazh të qartë Shteteve të Bashkuara: Gjermania dhe Evropa nuk janë vasalë, por partnerë të barabartë.

Duke folur në Bundestag për politikën e jashtme, Merz theksoi nevojën që Evropa të flasë "gjuhën e fuqisë politike", duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian të dalë nga varësia strategjike ndaj aleatëve të mëdhenj dhe të shndërrohet në një fuqi globale më vete.

Evropa ka qenë një forcë politike e rëndësishme për dekada me radhë kur ka qëndruar mbi shtetin ligjor. Duam t’i mbrojmë këto vlera dhe t’i forcojmë më tej”, tha Merz, duke shtuar se uniteti, autonomia dhe zhvillimi ekonomik janë tre shtyllat mbi të cilat duhet të ngrihet e ardhmja e kontinentit.

Merz nuk kurseu kritikat për Uashingtonin, veçanërisht për retorikën përçmuese ndaj përpjekjeve të NATO-s në Afganistan. “Nuk do të lejojmë që të poshtërohet një mision i ndërmarrë edhe në emër të SHBA-ve”, deklaroi kancelari, duke kujtuar 59 ushtarët gjermanë të rënë dhe 100 të plagosur në atë konflikt. Pa përmendur drejtpërdrejt Donald Trump-in, Merz reagoi ndaj sulmeve të fundit të ish-presidentit amerikan, që kanë tensionuar sërish marrëdhëniet transatlantike.

Ai foli edhe për betejën me SHBA-në për tarifat doganore, duke e cilësuar "një sukses evropian" tërheqjen e kërcënimeve amerikane kundër eksporteve evropiane pas misionit në Groenlandë. “Kushdo që mendon të përdorë tarifat si armë politike kundër Evropës, duhet ta dijë se ne jemi të aftë dhe të gatshëm të mbrohemi”, u shpreh Merz me ton të prerë.

 

friedrich merz shba gjermani

Lini një Përgjigje