TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Janar 2026, 08:22

Merr flakë fabrika e biskotave në Greqi, humbin jetën tre punonjëse; 2 të zhdukur dhe 6 të lënduar 

Shkruar nga Pamfleti
Merr flakë fabrika e biskotave në Greqi, humbin jetën tre
Pamje nga vendngjarja

Një zjarr i madh shpërtheu në orët e para të mëngjesit në fabrikën e njohur të biskotave "Violanta" në Trikala të Greqisë.

Sipas informacioneve, shpërthimi ndodhi reth orës 4 të mëngjesit dhe brënda fabrikës ndodheshin 11 persona. 

Sipas mediave greke, tre gra kanë humbur jetën dhe 2 të tjera janë zhdukur, ndërsa 6 të tjerët u dërguan në spital për ndihmën e parë, përfshirë një zjarrfikës.

"Deri më tani, janë konfirmuar tre vdekje, ka dy të tjerë që rezultojnë të zhdukur. Situata është tragjike dhe e vështirë", tha presidenti i qendrës së punëtorëve të Trikalës.

Merr flakë fabrika e biskotave në Greqi, humbin jetën tre

Sipas dëshmive t ë banor ëve shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u dëgjua në qytet dhe në një distancë shumë të gjatë në fshatrat ku u thyen dritaret. 

Një pjesë e biznesit është shembur për shkak të shpërthimit dhe zjarrit. Në vendgjarje ndodhen 40 zjarrfikës me 15 automjete. 

 

zjarr ne fabriken e biskotave greqi

Lini një Përgjigje