TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Gusht 2025, 21:33

Meloni: Sot nis një fazë e re pas 3 vitesh ngërç

Shkruar nga Pamfleti

Meloni: Sot nis një fazë e re pas 3 vitesh ngërç

Kryeministrja italiane, Gioergia Meloni, nuk ka ndalur elozhet dhe vlerësimet ndaj Presidentit Donald Trump, gjatë samitit të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, lidhur me Ukrainën.

Meloni, duke marrë fjalën në sesionin e hapur për mediat, në prani të Presidentit Trump dhe liderëve europianë, përfshi edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sot nis një fazë e re, e cila fillon pas tre vitesh, falë Trump dhe ngërçit në terren.

 “Ne do të diskutojmë garancitë për të siguruar që kjo të mos ndodhë më kurrë. Diçka po ndryshon falë jush, në këtë bllokim. Nëse duam të arrijmë paqen, duhet ta bëjmë të bashkuar. Natyrisht, mund të mbështeteni te Italia, ne jemi në anën e Ukrainës”, tha Meloni.

Në vijim ajo shtoi "nëse duam të garantojmë paqen, duhet ta bëjmë së bashku, të bashkuar. Mund të mbështeteni te Italia dhe ne do t'i mbështesim të gjitha përpjekjet tuaja drejt paqes."

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e tha këtë, duke iu drejtuar Donald Trump gjatë takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me Voldymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë evropianë. 

 

Lini një Përgjigje