Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit, por pa Meghan Markle, Dukesha e Sussex. Dailymail raporton se Buckingham Palace konfirmoi se Markle do të qëndrojë në Kaliforni me fëmijët e tyre. Mungesa e Dukeshës vjen, pasi në të njëjtën ditë me kurorëzimin, djali i Harry dhe Meghan, Archie, do të festojë ditëlindjen e 4-të.
Pas lajmit burimet mbretërore njoftuan se Mbreti Charles III është 'shumë i zhgënjyer' që nuk do ta shohë Dukeshën e Sussex ose nipërit e tij në kurorëzimin e tij, por është i lumtur që Princi Harry ka vendosur të marrë pjesë.
Ftesa për kurorëzimin i kishte mbërritur çiftit disa javë më parë dhe tensioni në Angli sa vinte e shtohej pasi Harry dhe Meghan qëndruan të heshtur nëse do ta pranonin apo jo.
Ceremonia e kurorëzimit është planifikuar të zhvillohet në 6 maj në Westminster Abbey, ku deri tani të pranishëm do të jenë rreth 2 mijë të ftuar.
Lini një Përgjigje